[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Dorehiqet Presidenti i Kosoves Hashim Thaci.Ishte vete kreu i shtetit qe nepermjet nje dalje publike konfirmoi largimin nga ky post i larte.Doreheqja e Hashim Thacit vjen pas konfirmimit te aktakuzave ndaj tij nga ana e Prokurorise Speciale te Hages.Thaci sikurse edhe disa ish drejtues te tjere te larte te UÇK do te gjykohen ne Hage per periudhen e luftes. Jam informuar zyrtarisht se gjykatësi i procedurës parapake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe juve që më keni mbështetur. Unë do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Sot, më shumë se kurrë, ju lus dhe ju bëj thirrje të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin. Ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada. Jam me fat që jam gjallë dhe kam përjetuar ëndrrën tonë shekullore që të bëhet realitet. Jam krenar që më bashkësinë ndërkombëtare dhe aleatët tanë kemi luftuar gjenocidin e Millosheviqit dhe kemi fituar lirinë”. Thaci i beri apel te gjithe qytetareve te Kosoves te mos dalin ne protesta dhe te mos bejne manifestime per kete ceshtje.Me heret ishte konfirmuar akuza per Kadri Veselin, kreun aktual te PDK, si dhe Jakup Krasniqin (ish zedhenes i UÇK) dhe Rexhep Selimin ( ish komandant i UÇK).
![](https://i.ytimg.com/vi/7sfsZURpCFc/maxresdefault.jpg)