Të premten në Prizren është protestuar kundër një performance të realizuar në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, Dokufest, që mbahet në të njëjtin qytet. Thirrja për protestë është bërë Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Në nisje të edicionit të sivjetmë të festivalit, grupi kanadez "Peaches", e ka realizuar një performancë në mbrojtje të transgjinorëve, por edhe të fenomeneve tjera që mund të konsiderohen tabu në shoqëri.
Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Shatërvan dhe kanë mbajtur në duar mbishkrimet: “Dokufest i keq”, “Jo degjenerimit”, “Drogën larg fëmijëve tanë”, “Prizreni, qytet i historisë”, e tjera.
Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas për sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, në Prizren.
Sipas reagimit gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi, ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit “DokuFest”.
“Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese ndërsa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së. AGK-ja ka kërkuar nga Policia “arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”.
#now #ThimiSamarxhiu #euronewsalbania#lajmifundit Euronews Global Weekend me Thimi Samarxhiu do të paraqesë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Aktualiteti politik dhe debatet e nxehta qe ofrohen jane pjesa thelbesore e dites. Krimi ne vend dhe ekonomia gjithashtu kane nje hapsire te dedikuar si nje nga shtyllat kryesore te ketij orari, pa lene pas sportin dhe showbizz qe i japin ngjyra dites dhe programit.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!