Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar nga fshati Dëshiran i Bashkisë Belsh, të cilit iu kapën armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Agron Zdrava u arrestua pas një bashkëpunimi mes forcave “Shqiponja”, policisë së Cërrikut dhe asaj të Elbasanit.
Gjatë kontrollit në banesën e Agron Zdravës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje.
Gjithashtu, njofton policia, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Armë#Policia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/82GvhBTXFiY/maxresdefault.jpg)