#oranews #spak #antidroga #oranews #spak #antidroga #trafikudroges #operacioninderkombetar
SPAK ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me 21 urdhër arrestet e lëshuara ditën e sotme ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë konferencës për shtyp u bë me dije se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol, SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE.
Një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa një polic i kufirit në Shkodër është mes urdhërarresteve. SPAK deklaroi se trafiku realizohej me kamionë në të cilën gjendeshin dhe mallra të tjerë legalë.
"Roli i shqiptarëve në këtë grup kriminal ishte porositje, transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Pjesë të hetimit janë dhe disa agjensi ligjzbatuese," tha ai.
"Në vijim të hetimeve janë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria në RMV dhe Itali. Janë identifikuar 21 anëtarë të këtij grupi kriminal.
Në hetim janë të përfshirë prokuroria e Firences, Eurojust, policia shqiptare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Puna e bërë nga policia e shtetit dhe BKH që kanë punuar bashkarisht ka qenë e shkëlqyer, e dokumentuar më së miri. Janë administruar provat e nevojshme. Pas kërkesës tonë janë vendosur 21 masa sigurimi personal nga të cilat 20 janë ekzekutuar ndërsa 1 person është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Të gjithë personat akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa një punonjës policie për veprën penale të korrupsionit. Janë sekuetsruar mjete luksoze, shuma monetare, pajisje të ndryshme. Sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, RMV dhe Milano”, deklaroi prokurori Vladimir Mara.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!