Për më shumë se 3 orë ish-presidenti i Republikës Ilir Meta është përballur me prokurorët e SPAK, ku ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Hetimet e SPAK lidhem me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.
Pas daljes nga dyert e SPAK Meta mohoi që të kishte lidhje me këtë çështje dhe se sqarimet i kishte dhënë shteruese në vitin 2015.
“Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. Kjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie. E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i Shtatorit të deri në fillim të Janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë. ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër.”
Gjatë prononcimit të tij për mediat kryetari i Partisë së Lirisë nuk i kurseu akuzat për qeverinë. Po ashtu, quajti mashtrues edhe Elvis Mata, një ish-drejtorin e DIA-së që thuhet se ka bashkëpunuar me drejtësinë.
“Mashtrues ordiner, është përjashtuar nga LRI që në vitin 2005. Kush i ka dhënë udhëzimet që të pritet Ilir Meta në SPAK? Nga Kongresi i Partisë. Ilir Meta është ai që e kanë njohur dhe e njohin të gjithë qytetarët shqiptarë.”
Ilir Meta nuk ju përgjigj pyetjes së gazetares së Klan Neës, nëse kishte apo jo besim tek SPAK.
Ish-presidenti Ilir Meta në fund të fjalës së tij tha se do të shkonte në SPAK sa herë që të thirrej për të dhënë deklarime për çdo çështje.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/83Ebl4RqHB0/maxresdefault.jpg)