TIRANE - Saimir Tahiri ka deklaruar sot nga salla e Kuvendit se SHKÇB ka depozituar sot një padi për ish-ministrin e brendshem të kohës së 21 janarit, Lulzim Bashën pasi ky i fundit ka dhënë urdhër që të ngrihej një helikopter dhe të hidhte lëndë kimike laklimogjene mbi protestuesit. ka qenë një Ish-kryeministri Berisha i cili ka dalë nga vetja duke kaluar në ofendime ndaj ministrit të Brendshëm teksa e akuzoi atë për një serë gjërash dhe ky i fundit iu pergjigj duke i thënë për akuzat ndaj Bashës dhe djalit të tij Shkëlzenit.
Ndërsa ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha është kthyer pas dhe duke iu drejtuar Tahirit i tha "Je rrugaç e i pafytyrë", ndërsa minsitri ishte duek folur në telefon.
Solli falangat e krimit në policinë e Shtetit. Solli shullazët, ia vranë ortakun duke folur me telefon. Akti i parë kriminal dorëzimi i policisë në duart e krimit. Bandat kanë marrë revansh të paimagjinueshëm. Policinë e mori krimi, e morën të pafytyrët. Detyrohen të lirojnë Konstadinët pasi kanë vrarë 4 persona. Policinë e mori krimi, u mbush me banditë. Ata që u kapën dhëmbë për dhëmbë me krimin u larguan.
Gjatë fjalës së tij Berisha është ndalur edhe te ato që i cilësoi si shpenzime jo transparente të Kryeministrit Rama. “A ka kryeministër që shpenzon miliona dhe nuk tregon se cila është kompania që financon. A ka kryeministër që fle në hotele me 4000 Euro nata jo me paratë e veta por me ato të bamirësve.”- tha Berisha.
Ещё видео!