Dështon edhe sot seanca gjyqësore për procesin e 14 Shtatorit për grupin e dytë të të akuzuarve. Në seancën e sotme ishin thirrur për të dëshmuar këshilltarët e Presidentit të Republikës Mejdani, Preç Zogaj, Mentor Nazarko, Sotiraq Kroni e të tjerë. Peripecitë e hetimit gjyqësor për grupin dytësor duket se nuk dot të kenë fund pas vendimeve kontraiktore të gjyqtarëve për bashkimin dhe ndarjen e çeshtjeve për grupin tjetër, kësaj radhe ka qënë leja e një prej anëtarëve të trupit gjykues që ka shtyrë seancën e sotme.
Gjyqtari Dritan Broci ende nuk e ka përfunduar lejen e zakonshme e cila për togat e zeza është 40 ditë. Pas dëshmive të politikanëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar në procesin gjyqësor për grupin e parë të tëakuzuarve dukej se çeshtja e 14 Shtatorit 1998 do të kishte një rrjedhë normale gjykimi, por prokurorët e këtyre dy proceseve dukej se po vinin ditë fatlume për të vërtetuar akuzën e tyre ndaj të pandehurve për kryengritjen e armatosur të parashikuar nga kodi 221 i procedurës penale.
rania dhe dëshmia edhe e këshilltarëve të Presidentit dukej se po fusni procesin në rrjedhën normale. Seanca e ardhshme është caktuar me datën 3 Shtator kur edhe do të dëshmojnë këshilltarët e Presidentit Mejdani. Në këtë mënyrë vazhdon të shtohet lista e personave VIP të paraqitur në dyert e Gjykatës së Faktit së Tiranës në cilësinë e dëshmitarit. Janë rreth 40 politikanë dhe qeveritarë të lartë që figurojnë në listat e 485 dëshmitarëve të procesit të 14 Shtatorit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/8DhIVe89hy0/mqdefault.jpg)