Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa informacione interesante në lidhje me njërin nga terroristët në veri.
Ai ka thënë se dëshiron t’ia “bëj ditën më të mirë Vuçiqit” me këtë lajm.
“Mora informacione se një nga terroristët e arrestuar serb në Kosovë ka kërkuar dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. E di që nuk të intereson, por thjesht të njoh dhe po të bëj ditën më të mirë”, ka shkruar Sanduloviq.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin terrorist të së dielës së 24 shtatorit në veri ndaj policisë së Kosovës ka shkuar në tetë.
Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, ka thënë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Dy ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, gjendja atje raportohet të jetë e qetë.
#lajmetefundit #vrasja #afrimbunjaku #eulex #mitrovic #policia #albinkurti #aleksandervucic
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
![](https://i.ytimg.com/vi/8FH3bonAJwI/maxresdefault.jpg)