Po ktheheshin nga një gëzim familjar, por avujt e alkoolit kanë bërë të tyren. Babai dhe dy djemtë, të tre pjesëtarë të forcës policore të kryeqytetit janë ndaluar mbrëmjen e së shtunës pranë zonës së Brrylit. Në një njoftim për shtyp Drejtoria e Policisë njofton se 3 të ndaluarit akuzohen edhe për kundërshtim ndaj patrullës së Shqiponjave.
Këta të fundit i kanë pikasur babain dhe dy djemtë e familjes Sallaku në orën 23:55, duke debatuar ashpër mes tyre me tone të larta. Kërkesa për sqarime ka hasur në kundërshti dhe efektivët e Shqiponjave janë detyruar t’i shoqërojnë me forcë në Komisariatin numër 1.
Të ndaluarit nuk i kanë patur me vete armët e shërbimit, por sasia e madhe e alkoolit të konsumuar duket se do të shtojë akuzat ndaj tyre. Pak orë pas ngjarjes, Drejtori i Policisë së Tiranës, ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra, deri në hetimin e plotë të ngjarjes.
Sakaq edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, për të parë nëse ka ose jo shkelje nga ana e 3 policëve. Gjithashtu është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes policore si organi kompetent, që ka për detyrë të hetojë shkeljet tek uniformat blu.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/8HfotfkAPLA/maxresdefault.jpg)