SHBA dërgoi të enjten dy helikopterë ushtarakë Black Haëk në Kroaci, vend ky që ka hyrë në një mini-garë armatimi me serbinë fqinje, aleate të serbisë, në mesin e tensioneve në rritje në rajonin e ballkanit. Ambasada amerikane në kryeqytetin kroat, Zagreb, tha se helikopterët e dhuruar do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të kroacisë dhe në përgatitjen e duhur ushtarake në mbështetje të NATO-s.
“Helikopterët Black Haëk ofrojnë mundësi të shkëlqyera për një varg misionesh, që nga operacionet speciale e deri tek transporti taktik i trupave apo evakuimet aero-mjekësore”, tha i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në zagreb Mark Fleming. Kroacia, sipas tij, ka fituar reputacionin e një aleati të angazhuar dhe të aftë të NATO-s, dhe marrja e këtyre helikopterëve do të rrisë kapacitetet e forcave të armatosura kroate.
Muajin e kaluar ndërkohë kroacia arriti një marrëveshje me SHBA për të blerë 89 mjete fluturuese ushtarake Bradley si pjesë e bashkëpunimit me uashingtonin dhe planet si anëtar i NATO-s për të krijuar një brigadë këmbësorie. Kroacia që është edhe anëtare e BE vitin e kaluar firmosi po ashtu për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca. Serbia që ka qenë në luftë me Kroacinë në vitet 1990, në kohën e shpërbërjes së ish jugosllavisë, është armatosur ndërkohë më së shumti me avionë, dronë dhe sisteme anti ajrore ruse e kineze. Muajt e fundit rusia ka dërguar në serbi mbi 30 tanke beteje dhe 30 transportues të blinduar trupash. Edhe pse zyrtarisht serbia kërkon anëtarësimin në BE, ajo ka refuzuar të përqafojë linjën politike të bllokut dhe ka punuar për forcimin e marrëdhënieve me rusinë dhe kinën, në mënyrë paralele.
Pamje:Afp
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Helikopterë#Kroaci#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/8MOABcvGju0/maxresdefault.jpg)