Arrestimi I 7 shtetasve të huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri, ka ccuar në zbulimin e rrjetit online të këtij aktiviteti të paligjshëm.
Vajzat e huaja, kryesisht nga vendet latine, reklamoheshin në faqet online në internet, ku vetëm të regjistroheshe për të parë kushtonte 30 euro.
Më pas klientet mund të zgjidhnin vajzat, pagesa për të cilat varionte nga 200 euro deri në 1000 euro.
Pas rezervimit, vajzat e moshës 20 deri në 30 vjeç shoqëronin klientët shqiptarë, në ambiente dhe hotele të ndryshme në këmbim të pagesës.
Hetuesit e kanë ende të paqartë se kush fshihet pas kësaj skeme, ndërsa vajzat e arrestuara, që dolën para gjykatës këtë të marte kanë pranuar që punojnë si eskorta.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion 6 vajzat e tjera të cilat kishin ardhur në Shqipëri nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia.
Prokuroria kërkoi masën detyrim paraqitje për të 7 vajzat, kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata e Tiranës.
Gjykata vendosi po ashtu sekuestrimin e pasaportave të vajzave për mos dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimit. Ne ndjekje penale për këtë rast janë 4 pronarë të apartamenteve ku jetonin vajzat e huaja.
Në faqen online që shërben për të gjetur “Escort” rezulton që në këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri, janë 581 vajza. Konkretisht 559 vajza operojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në Tiranë. 19 janë me bazë në Durrës ndërsa 3 të tjera janë me bazë në Sarandë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Prostitucioni
![](https://i.ytimg.com/vi/8PRF5sAseMo/maxresdefault.jpg)