Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë për pak orë qelinë në Hagë për t’u kthyer në shtëpunë e tij në Kosovë. Shkak është bërë gjëndja shënderësore e nënës së ish presidentit e cila prej disa ditës ka shfaqur përkeqësim shëndetësor.
Thaçi mbërriti në Kosovë rreth orës 12 e 30 minuta të kësaj të hëne. Ish presidenti u shoqërua nën masa të rrepta sigurie gjatë mbërritjes në shtëpinë e tij në Burojë të Skëndajt. Mësohet se ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është lejuar të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të familjes.
Nëna e Thaçit u largua pak ditë më parë nga ambjentet e Qëndrës Klinike Universitare të Kosovës, ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor për pesë ditë me radhë. Tashmë ajo është duke vijuar kurën mjekësore në kushtet e shtëpisë. Mësohet se ish presidenti Hashim Thaçi do të qëndrojë vetëm pak orë në Kosovë dhe më pas do të rikthehet brenda ditës në ambjentet e paraburgimit në Hagë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosove#Presidenti#
![](https://i.ytimg.com/vi/8XQZSPUG6m0/maxresdefault.jpg)