13 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrës, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi në momentin e ekzekutimit të urdhërarresteve të lëshuara nga gjykata, ishin në shoqërinë e personave për të cilët kërkohej arrestimi dhe u është gjetur edhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Operacioni i koduar Summer, është marrë në zbatim të planeve operacionale ‘Sundimi i Ligjit’ dhe ‘Tempulli’. Personat e arrestuar sipas policisë ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Hetimi sipas policisë me metoda proaktive ka zgjatur 2 muaj. Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, të lëshuara nga Prokuroria. Sipas Policisë, ndër 3 personat e shpallur në kërkim është edhe Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike "Jan Kukuzeli" të Durrësit, i cili nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.
Po ashtu në kërkim ishin edhe Orgito Mema dhe Enis Piro.
Në kushtet e flagrancës është arrestuar shtetasi Xhuliano Xhaferr 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe Mehmet Meta, 23 vjeç, pasi policia i gjeti një armë zjarri pistoletë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Durres
Ещё видео!