Kur vjen stina e dimrit menjëherë dëshirojmë një listë me destinacionet më të bukura për pushimet më të bukura.
Republika Domenikane renditet e para, ku gjatë muajve të dimrit, turistët shijonë edhe rrezet e diellit në plazhet e ëndrrave. Ky vend ka terrene të ndryshme, duke përfshirë male dhe rërë, por vetëm borë nuk mund të gjeni.
Destinacioni i ëndrrave është ishulli në Karaibe i Kubës, një vend me diell, det dhe makina klasike. Kuba është një vend ku do të jeni larg depresionit, gjithashtu edhe ditët e dimrit janë të gjata, rreth 11 orë në ditë.
Në vendin e tretë, qëndron Afrika e Jugut, një vend ku mund të eksplorosh parqet kombëtare. Kepi i Shpresës së Mirë në Parkun Kombëtar Table Mountain pranë Cape Toën është vendi ideal për të filluar një aventurë të bukur, duke ikur nga dimri.
Në Portugali, mund të vizitoni “Ishullin e lueleve”, ky vend ka një temperaturë kryesisht të butë dhe me një temperaturë mesatare dimërore prej 19 gradë celcius. Bimësia e dendur dhe vijat bregdetare kënaqin vizitorët edhe në stinën e dimrit.
Adhuruesit e stinës së verës mund të bëjnë plazh edhe në muajt e dimrit, përballë një qiellgërvishtëse mbrelënëse, me kushte ideale në Dubai. Në ditët më të nxehta mund të vizitosh edhe shkretëtirën e afërt Rub al Khali, e cila është shkretëtira më e madhe në botë.
Austria është një destinacion popoullor për udhëtarët që kërkojnë kushte optimale të dëborës. Turistët nga e gjithë bota mund të shijonë pamje madhështore teksa shëtisin në mal.
Vendin e shtatë, e mban Norvegjia e cila ka një pamje të mahnitshme, të mbuluara me dëborë dhe peiszhe të fiordeve që ndodhen në arkipelagun norvegjez. Meqënëse, kjo zonë është në very të Rrethit Arktik, ka pak ose aspak dritë dite në dimër.
Një vend tjetër i mrekullueshëm për të parë ngjyrat e vallëzimit të dritave, është Islanda.DImri është periudha më e mirë për të vizituar këtë vend, pasi njerëzit mrekullohen nga fenomenet mistike qiellore, që nga shtatori deri në prill.
Nëse jeni persona që nuk ju pëlqejnë ditët e fthta dhe të akullta, atëherë Maldivet, janë destinacioni i duhur. Ky arkipelag i largët me 1200 ishuj, është i njohur për palma, plazhe të gjera me rërë dhe akomodime luksoze.
Tajlanda është bërë një vend i famshëm që nga viti 2000 dhe katër vjet më vonë ajo u mbyll, pasi kishte një fluks të madh turizmi. Ky vend që vizitohet më së miri midis nëntorit dhe prillit, kur temperaturat janë të ulëta në hemisferën veriore.
Pamje: DW
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Destinacioni#Kube
![](https://i.ytimg.com/vi/8hVD_bjbs3Y/maxresdefault.jpg)