Një i ri nga Tropoja i cili përmes Instagram reklamonte shitjen e fidanëve të kanabisit për ata që ndërtojnë shtëpi bari, ka rënë në rrjetën e gazetarëve investigativ të Daily Mail. Selamet Mehmetaj 28 vjec, shkruan Daily Mail i njohur me pseudonimin The Devil përmes llogarisë në Instagram "Gjak Shqipez" është grosisti më i madh i fidanëve të kanabisit në të gjithë Anglinë.
Gazetarët e kanë kontaktuar të riun shqiptarë i cili jeton më veri të Londrës duke pretenduar se ata ishin të interesuar për blerje fidanësh kanabisi të cilat Mehmetaj i shiste 10-12 paund copa. Përmes këtij biznesi thotë Daily Mail Selameti ka përfituat miliona stërlina dhe udhëton në rrugët e Londrës me një makinë Mercedes-Benz CLA AMG, që kushton £50,000 dhe një Audi RS7 – përfshi një tjetër makinë të përdorur në garat e Formula 3. Mehmetaj u ka thënë gazetarëve anglez se cdo muaj rrit deri në 2500 fidanë kanabisi të cilat i quan "babies" të cilat i shet në kuti ku vendosen 300 copë. Po ashtu ai ka ofruar edhe kanabis gati për shitje.
Mehmetaj merret edhe me muzikë nga ku përmes lirikave të tij ai tallet me policinë dhe u jep jehonë armëve të zjarrit sic është kënga Gangster Love. Në botën e artit Mehmetaj përdor pseudonimin Memz. Këngët e tija janë në Spotify dhe Apple Music. Daily Mail thotë se të gjithë bisedën e invizuar bashkë me provat e mbledhura për këtë investigim i kanë kaluar policisë Londineze.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DailyMail#London#TopChannelNews
Ещё видео!