Qeparoi i Vjetër ose Qeparoi i sipërm, është një ndër fshatrat më panoramicë të rivierës shqiptare, i ndërtuar mbi një sipërfaqe të lartë shkëmbore mbi luginën me ullinj shekullorë, si një ballkon mbi detin e kaltër Jon, Midis Porto Palermos dhe Borshit. Fshati me shtëpi të gurta dhe rrugicat me kalldrëm ka arkitektonikë tradicionale. Në Qeparo dhe rrethinat e tij ka pasur 8 kisha. Në fshat ndodhet kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar mbi rrënojat e një më të vjetre në vitin 1796, siç dëshmon dhe mbishkrimi i ruajtur në muret e saj. Aktualisht fshati është braktisur dhe shumë pak banorë vazhdojnë të jetojnë aty, ndërsa visitorë të huaj dhe vendas kanë shfaqur interes për ta kthyer në një atraksion turistik. Poshtë fshatit të vjetër është ndërtuar vitet e fundit Qeparoi i Ri, i cili gjallërohet gjatë stinës së verës nga vizitorët e shumtë për plazhet e qeta dhe për gatimet fantastike tradicionale.
-
Video ekskluzive, reportazhe dhe dokumentarë nga Shqipëria dhe bukuritë e saj: bregdeti, malet, qytetet dhe fshatrat, sitet arkeologjike, bukuritë natyrore, traditat, kultura...
STORY VIDEO ALBANIA - Premium Video Library Featuring Albania's Gems and Wonders
Tiktok @stockvideoalbania
Ещё видео!