Gazetari Adriatik Doci ka publikuar të tjera fatura, në të cilat shihen pagesa të tjera të Zotos për Ahmetajn dhe partneren e tij Erjola Hoxha.
Bëhet fjalë për ty hotele me 5 yje, njëri i pozicionuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Njëri udhëtim është ktyer në vitin 2015 në muajin gusht, ku Zoto pagoi 3500 euro për qendrimin e Ahmetajt dhe Hoxhës në Hotelin ‘Belles Rives’, dhoma 83, në një zonë bregdetare të Francës.
Doci shkruan se hoteli ndodhet pranë një marine jahtesh, zonë në të cilën nuk mungojnë as kazinotë, një pasion i hershëm i Ahmetajt, shton gazetari.
Rreth një vit më vonë, në 11 tetor 2016 Erjola Hoxha akomodohet në hotelin Jumeirha, në Frankfurt të Gjermanisë, ndërsa pronotimi është bërë nga Klodian Zoto me kartën e tij të kreditit.
Këto pagesa nga ana e Zotos, theksojnë akoma më shumë raportet e ngushta mes tij dhe ish ministrit Arben Ahmetaj. Ndonëse faktet janë sheshit, pagesat e majme të Klodian Zotos, llogaritë bankare e transfertat në emër të tij, emrat e hoteleve luksoze dhe datat e qëdrimit në to, dy prokurorët e çështjes, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, duket se kanë mbyllur sytë përballë këtyre provave.
Përvec prokurorëve, heshtjen ka zgjedhur edhe ish presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi si dhe ish kryedemokrati Lulzim Basha, tre zyrtarë këto që ishin të flaktë në denoncimin e inceneratorëve.
Arben Ahmetaj ishte ai që hodhi firmën për procedurën koncensionare të inceneratorëve më 14 prill 2014, në kohën kur mbante postin e ministrit të Energjitikës.
Gazetari më parë dorëzoi edhe e-mailet e shkëmbyera mes Klodian Zotos dhe hoteleve për rastet në fjalë, të cilat nuk janë marrë në administrim si prova nga ana e dy prokurorëve të SPAK-ut, që hetuan dosjen.
Në kallëzim kërkohet që ndaj dy prokurorëve të caktohet masa e sigurisë arrest me burg për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin dy prokurorët për prishjen e provave.
Ahmetaj mbante postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe gjatë procedurave për dhënien me PPP të inceneratorit të Elbasanit ka qenë i ngarkuar me detyrën dhe përgjegjësinë e ndjekjes së tyre po aq sa Lefter Koka.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ahmetaj#Pagesat
Ещё видео!