Policia Kombëtare e Spanjës ka çmontuar një organizatë kriminale shqiptare pas ndërhyrjes në pesë plantacione për kultivimin masiv të kanabisit, dhe ka arritur të arrestojë në total 14 persona, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Megaoperacioni policor ka shkatërruar një nga rrjetet më të mëdha, me qendër në Barcelonë, i përkushtuar ndaj kultivimit dhe shitjes së ngarkesave të mëdha të marijuanës. Banda shqiptare përdorte sisteme të sofistikuara inxhinierike elektrike për të shmangur kontrollet e mundshme të Policisë.
Hetimet datojnë që prej vitit 2021, ku edhe u arrit të kuptohej që bëhej fjalë për një organizatë kriminale shqiptare , e përqendruar më së shumti në trafikun e drogës në Katalonjë.
Për mirëmbajtjen e plantacioneve të marijuanës, të arrestuarve u nevojitej një sasi e madhe energjie elektrike , të cilën e siguronin në mënyrë të paligjshme. Ata e fshehën atë nëpërmjet një sistemi të sofistikuar elektro-inxhinierik që vështirësoi hetimin e policisë, ndërsa në të njëjtën kohë rrezikonte pronat fqinje për shkak të rrezikut të lartë të zjarrit në këto objekte.
Pas kontrolleve policore janë sekuestruar më shumë se 4,000 bimë marijuanë, më shumë se 10 mijë euro, si edhe materiale të shumta të përdorura në plantacione si ventilatorë, kondicionerë dhe filtra.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Barcelonë#Kanabis
Ещё видео!