Pamja magjepsëse e plazheve dhe ushqimet e lira i ftojnë turistët drejt një destinacioni të ri. Kështu e nis shkrimin për Shqipërinë prestigjiozja britanike “The Times”.
Ujërat të kristalta, zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe çmimet e lira që reklamohen çdo ditë në rrjetet sociale po lakmohen shumë nga britanikët dhe jo vetëm.
Në shkrimin e saj, “The Times”, cilëson se “Shqipëria po flak tej famën e saj, kur bëhet fjalë për krimin e organizuar dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.”
“Skyscanner”, platforma më e madhe e rezervimit të fluturimeve në botë, deklaron se rezervimet nga viti i kaluar për në Shqipëri janë rritur 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës.
76 fluturime me 14,000 pasagjerë, u kryen nga Britania e Madhe për në Shqipëri në korrik 2019, ndërkohë që muajin e shkuar u realizuan 207 fluturime me 39,600 pasagjerë.
Artikulli përmend edhe faktin se ndikim të ndjeshëm kanë rrjetet sociale me publikimin e pamjeve mahnitëse që sipas ekspertëve të turizmit dhe udhëtimeve kanë rritur interesin për të vizituar Shqipërinë. Mbi 60 milionë shikime numërojnë videot e Ksamilit në “TikTok”.
Këtij shkrimi të “The Times” që rendit një sërë arsyesh pse Shqipëria po lakmohet nga turistët britanik i është referuar edhe kryeministri Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka vënë në dukje se në 7 muaj në vendin tonë kanë ardhur 90 mijë vizitorë nga Britania nga 36 mijë turistë që u regjistruan vitin e shkuar.
Tv Klan
#shqiperi #kroaci #greqi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/8muYt541OgY/mqdefault.jpg)