Fredi Beleri, fituesi i zgjedhjeve në Himarë, flet për herë të parë nga qelia, rreth 2 muaj pas arrestimit.
Rrëfimin e tij ia beson medias greke “Kathimerini”, ndërsa akuzon Edi Ramën se ka ndërtuar në Shqipëri një regjim.
Pretendon se 7 ditë nga dita e zgjedhjeve u sulmua publikisht për shkak se socialistët po e humbisin pushtetin në Himarë.
“Më arrestuan në një mënyrë kinematografike, si arrestohen terroristët ndërkombëtarë. Ata donin të ndalonin valën e bashkëatdhetarëve nga Athina që vinin të votonin dhe të terrorizonin bashkëqytetarët shqiptarë që më përkrahnin”.
Beson se është i sulmuar dhe arrestuar për shkak se fitorja e tij do të ndalonte vjedhjen e pronave të himariotëve dhe do të zbulonte shumë të pathëna për publikun.
“Nëse marr detyrat e mia, do të kem njohuri për provat që nuk janë të aksesueshme publikisht sot. Kjo është dëshmi e rrëmbimit të pronës së grekëve dhe dhënies së saj tek “investitorët”. Këto janë prova të zhvatjes me kërcënimin e heqjes së titujve të pronësisë dhe detyrimin për të nënshkruar një parakontratë për t'i shitur pronën tuaj personit që ju kanë treguar”.
Dosja e tij, thotë Beleri, mban plot të pavërteta dhe brenda saj ka shumë shkelje proceduriale. Në 32 vite, nuk ka një masë kaq shtrënguese për veprat penale elektorale se ajo e caktuar ndaj tij.
“Aktakuza është e mbushur me paligjshmëri dhe falsifikime. Precedenti im penal është i falsifikuar. Ai është i ndryshëm nga ai i nxjerrë 2 muaj para zgjedhjeve dhe i dorëzuar në Komisionin e Zgjedhjeve. Jam i vetmi shtetas shqiptar, në mesin e 31 çështjeve penale të lidhura me veprat elektorale për zgjedhjet e fundit bashkiake, por edhe i vetmi në 32 vitet e fundit të zgjedhjeve, ndaj të cilit është vendosur një masë kufizuese “arrest në burg”.
Për qytetarët që besuan tek Beleri dhe e dëshiruan në krye të bashkisë, ka edhe një mesazh.
“Më 15 Maj në Himarë fitoi Republika. Unë u jam mirënjohës atyre që treguan dashamirësi, por gjithashtu simpatizoj ata që iu dorëzuan terrorizmit. Për mua nuk ka fitues dhe humbës. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si kryebashkiak i pari mes të barabartëve do të marshojmë së bashku të bashkuar për t'u bërë edhe më të fortë”.
Fredi Beleri thotë se me mbajtjen e tij në paraburgim synohet që të kalojnë 3 muajt që nga konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe më pas të shpallen zgjedhjet e reja për Himarën.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/8nmEp40D9ZY/maxresdefault.jpg)