Qeveria e Kosovës mori sot vendimin të themelohet Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë. Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.“Këshilli do të përgatisë raporte dhe dokumente për pozicionin e Kosovës në dialog”, ishte komenti I tij. Ende nuk dihet emrat e anëtarëve të këtij këshilli.Pas themelimit të Këshillit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet të emërojë koordinatorin e qeverisë për dialogun. Në hapje të mbledhjes së ekzekutivit, Hoti tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit, dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova është e gatshme ta rifillojë këtë proces. Ai tha se tema kryesore në dialog duhet të jetë njohja reciproke. Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre në fund të vitit 2018 për shkak të tarifës që kishte vendosur Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Barrierat tregtare tashmë janë hequr dhe Bashkimi Evropian është shprehur se planifikon rifillimin e dialogut.Zyrtarët e bllokut synojnë vazhdimin e përpjekjeve për rifillimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për krime lufte, ndaj Thaçit, ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#Serbi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/8z-3plfIcEo/maxresdefault.jpg)