Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Në një intervistë ekskluzive për DW, Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se institucioni që ai drejton, heton i pavarur e nuk ndikohet nga presionet e politikës dhe tregon hartën e shpërndarjes së krimit shqiptar nëpër botë
DW: Z.Kraja, para pak ditësh ka pasur një operacion të rëndësishëm nga SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit. Pati disa urdhër-arreste, disa persona në kërkim, të akuzuar për ngjarje shumë të rënda kriminale, mes tyre dhe emra punonjësish policie dhe avokatësh. Pa dashur të përmend emra dhe raste specifike, sa e lidhur është krimi apo bota e krimit në Shqipëri me njerëz që janë pjesë e gjyqësorit?
Arben Kraja: Ajo (operacioni "Golden Bullet) ishte një çështje shumë e rëndësishme dhe është një çështje përsëri, sepse vazhdon hetimi dhe duhet të më kuptoni që jemi pak të kufizuar për të dhënë informacion. Megjithatë ajo që mund të them është që kishte një numër të konsiderueshëm vendimesh të miratuara nga gjykata, të cilat kanë konfirmuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë në 10 vitet e fundit. Prandaj ne e vlerësojmë shumë të rëndësishme. Pa dyshim që bashkëpunimi me policinë ka qenë shumë i mirë, çështja vazhdon dhe jemi të bindur që do t'i shkojmë deri në fund. Pyetja juaj, nëse ka lidhje të krimit me drejtësinë apo struktura të tjera: nga hetimet tona dalin vazhdimisht lidhje të tilla, sepse kuptohet që gjithmonë krimi mundohet që korruptojë sistemin e drejtësisë për të shpëtuar nga ndjekja penale. Apo mundohet të korruptojë sisteme të pushtetit apo të administratës, për të përfituar diçka në mënyrë të padrejtë. Këto dalin herë pas here në hetime, pa diskutim. Janë edhe të provuara.
DW: Pritshmëria e njerëzve është që të keni rezultate më konkrete. Do të keni në të ardhmen rezultate konkrete?
Arben Kraja: Nëse flasim në përgjithësi dhe jo vetëm për këtë çështje, rezultatet konkrete janë të vazhdueshme e kanë ardhur gjithmonë në rritje. Struktura është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme në dy vite e gjysmë aktivitet. Kjo shihet qoftë nga numri i procedimeve të regjistruara, nga numri i vendimeve të dënimit por sidomos nga numri dhe vlera e konsiderueshme e pasurive të konfiskuara që kanë kaluar në favor të shtetit.
DW: Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, cilat kanë qenë sfidat më të mëdha për ju, si drejtues i SPAK?
Arben Kraja: Sfida më e madhe ka qenë pa diskutim ngritja e strukturës, sepse kemi filluar pothuajse gjithçka nga zero, dhe pritshmëria e publikut, sepse ishin në disproporcion me njëra-tjetrën: Pritshmëri shumë e madhe dhe shumë problematika e shumë punë për ta krijuar strukturën. Megjithatë ekipi ka punuar në mënyrë perfekte, me ato mungesa që kemi pasur, me ata njerëz që kanë qenë, dhe ka ardhur gjithnjë në rritje, më i konsoliduar e duke prodhuar një produkt më cilësor.
DW: Ka kjo strukturë ende mungesa?
Arben Kraja: Përsëri ka mungesa. Numri i prokurorëve nuk është plotësuar, numri i hetuesve është gjysmë për gjysmë. Por jemi drejt fundit dhe besoj që brenda këtij viti do të konsolidohet plotësisht, nga pikëpamja e numrit të punonjësve.
DW: Z.Kraja, si ka ndryshuar numri i dosjeve dhe rasteve që ju merrni, nëse krahasohet me fillimet e punës së kësaj strukture?
Arben Kraja: Ne në fillim kemi gjetur një numër shumë të madh dosjesh të trashëguara nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda, të cilat patjetër që duhet t'i nënshtroheshin procedurave përkatëse. Por ka pasur dhe numër vazhdimisht në rritje kallëzimesh, nga individë apo nga struktura të ndryshme. Kuptohet, nisur nga ideja e pritshmërisë nga një strukturë e re që do të funksionojë më mirë se strukturat e mëparshme. Në këtë sens, ka një problematikë me kompetencën, sepse jo çdo gjë që njerëzit kërkojnë është kompetencë e SPAK-ut. Dhe në njëfarë mënyre jemi munduar që t'i japim drejtimin e duhur, duke i sqaruar që duhet të shkojnë në një institucion tjetër apo prokurori tjetër dhe duke u dhënë zgjidhje. Por tendenca është gjithmonë në rritje, qoftë i kallëzimeve që vijnë por edhe i procedimeve që ne regjistrojmë.
DW: Për çfarë denoncojnë më shumë shqiptarët?
Arben Kraja: Problematika që lidhen me pronat, janë të pafundme. Problematika që lidhen me abuzimet e administratës, me prokurimet publike, dhe pastaj vijnë problematikat që lidhen me krimin e organizuar.
Ещё видео!