Në Bruksel vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që do të diskutojnë mbi tema të hapura në takimin e nivelit të lartë, të mbajtur javën e shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçic.
Ekspertët e të dyja vendeve, sipas Prishtinës zyrtare, do ta përgatisin draftin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ajo I kundërshton pohimet se takimi I sotëm ka karakter teknik. Hoti, tha në mbledhjen e qeverisë, deklaroi se “objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo që ai të vazhdojë si dialog teknik”. Koordinator nga Kosova në dialog është emëruar Skender Hyseni, i cili në Bruksel udhëton së bashku me Ibrahim Makollin.
Sipas kryeministrit, ata “do ta bëjnë draftimin e marrëveshjes finale, sa i përket çështjes së të pagjeturve”. Autoritetet e Prishtinës si dhe organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare pohojnë se gjatë luftës së Kosovës (1998-1999) janë vrarë dhe zhdukur më shumë se 13.500 persona. Këto shifra të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Beograd, janë shfrytëzuar edhe nga institucionet e Kosovës.Sipas këtyre burimeve, rreth 76% e këtyre personave kanë qenë civilë të vrarë.
Në evidenca thuhet se janë vrarë 10.794 shqiptarë, 2.197 serbë, ndërsa pjesa tjetër i përket grupeve të tjera etnike që jetojnë në Kosovë. Por edhe sot, më shumë se 21 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, 1.647 persona konsiderohen si të pagjetur dhe për ta ende nuk dihet asgjë. Prej tyre rreth 420 janë serbë, të tjerët shqiptarë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AvdullahHoti#AleksandarVuçic#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/93gzFfkaHsg/maxresdefault.jpg)