VLORE- Ofrimi i të gjithë shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit në një sportel të vetëm, synon të luftojë korrupsionin. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë akvititetit të përurimit të zyrave të shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorë. Kreu i qeverisë tha se ofrimi i shërbimeve nga një sportel i vetëm jo vetëm ofron shërbim cilësor, por edhe u kursen kohë qytetarëve.
“Shërbimi i Policisë së Shtetit ndaj qytetarit, tashmë është një shërbim i unifikuar, dhe ofrohet në një sportel të vetëm, në të gjitha zyrat e policisë së shtetit në mbarë vendin. Kjo shmang kalimet nga një zyrë në tjetrën, duke u kursyer kohë qytetarëve dhe duke shmangur kështu edhe korrupsionin. Ka një afat standard për çdo procedurë nga 3 ditë për vërtetimet deri në maksimumi 60 ditë për licencat”, u shpreh kryeministri Rama.
Ministri Tahiri në fjalën e tij theksoi se përmes këtyre zyrave krijohet mundësia për të grupuar të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit në një pikë, për të garantuar shërbim në kohë, shërbim me cilësi, luftë ndaj korrupsionit
Ещё видео!