Kanë mbërritur kamionët e parë me materiale ndërtimi në fshatin Akërni aty ku pritet të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato janë transportuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ku janë pritur nga banorë të fshatit. Fillimisht janë vendosur kontejnerët dhe më pas do të procedohet me ndërtimin e një kantieri me të gjitha pajisjet e ndevojshme.
Punimet pritet të nisin në ditët në vijim, teksa ende nuk ka një datë zyrtare. Ndërtimi i aeroportit është një premtim i bërë nga deputeti socialist Damian Gjiknuri 4 vite më parë, të njëjtën gjë e ka konfirmuar më pas dhe kryeministri i vendit.
Akërnia është zgjedhur si një nga zonat më të favorshme për të ngritur aeroportin e ri. Bëhet fjalë për fshatin në hyrje të Vlorës, në një distancë rreth 12 km nga qyteti. Ai do të shërbejë si një zgjidhje për gjithë jugun e Shqipërisë. Teksa qytetarëve nuk do tu duhet më të zhvendosen drejt Tiranës, pasi tashmë do të kenë aeroportin më afër.
Gjithashtu aeroporti i ri pritet të shërbejë dhe për punësimin e banorëve si dhe do t’i japë një zhvillim të madh zonës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aeroport#Vlorë#TopChannel
![](https://s2.save4k.ru/pic/9F-z74ogKZQ/maxresdefault.jpg)