Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Të martën në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës, Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën për leje të përkohshme, që do t’i jepte atij mundësinë të certifikohej si kryebashkiaku i ri i Himarës. Gjykata refuzoi kërkesën për lirim të përkohshëm të Fredi Belerit, me argumentin ligjor se ajo jepet vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh shtetërore. Me këtë vendim dhe nëse të martën e 27 qershorit do të konstituohet këshilli bashkiak, kandidati fitues i zgjedhjeve të majit humbi rastin e parë për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës. Nga nesër, Fredi Beleri ka tre muaj kohë që të paraqitet në detyrë. Nëse kjo nuk ndodh në bazë të nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore me propozim të këshillit bashkiak, ai shkarkohet. Pra nëse deri në fundin e shtatorit kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk shkon fizikisht në bashkinë Himarë për të kryer betimin, zgjedhjet do të përsëriten. Fredi Beleri është i arrestuar dhe në burg për akuzën e shitblerjes së votave. Tanimë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i 15 korrikut të Gjykatës së Lartë, pas rekursit që mbrojtja e Fredi Belerit bëri për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest në shtëpi, si mundësia e radhës që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të betohet.
![](https://i.ytimg.com/vi/9RRysnG62tk/maxresdefault.jpg)