Lëkundjet e fuqishme të tokës në Turqi nuk po ndalen. Ato vazhdojnë të rrëzojnë ndërtesa.
Këto filmime të publikuara nga banorët e Malatjasë në rrjetet sociale tregojnë momentet e rrëzimit të dhjetëra ndërtesave në qytetin e Turqisë Jugore nga një valë e re lëkundjesh, më e forta me magnitudë 5.6 që ndodhën sërish rreth orës 9 të mëngjesit të kësaj të hëne.
Autoritetet vendase thonë se të paktën 1 person humbi jetën dhe 69 të tjerë u plagosën nga lëkundjet e kësaj të hëne.
Shumica e ndërtesave të rrëzuara ishin të boshatisura, pasi hyrja në to ishte e ndaluar prej dëmtimeve të rënda të lëkundjeve shkatërrimtare të 6 Shkurtit.
Ekspertët thonë megjithatë se intensiteti i tërmeteve të fuqishme që vazhdojnë prej 6 Shkurtit është në rënie. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan gjatë një vizite në Adijaman, një prej zonave të goditura nga këto lëkundje premtoi rindërtimin e të gjitha ndërtesave të shkatërruara, pasi sipas tij, nuk do të lejohet të zhduket, civilizimi mijëra vjeçar i këtyre zonave.
Që nga 6 Shkurti janë numëruar mbi 9 mijë tërmete në zonën mes Turqisë dhe Sirisë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave përllogaritet në mbi 50 200.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/9Z4YVRmgumw/maxresdefault.jpg)