Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dënoi me 13 vite burg Akil Kullën, i arrestuar pas zbulimit të bazës me armë në Tiranë. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai d otë vuaj 8 vite e tetë muaj. Ai u shpall fajtor për një sërë veprash penale mes të cilave ajo e grupit të strukturuar kriminal.
Baza e amërve u zbulua në muajin pril të vitit 2021. Armët u shiteshin grupeve kriminale të cilat më pas I përdornin në ngjarje të ndryshme. Në pranga së bashku me Kullën ranë edhe Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa dhe Sokol Xhura.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku, të cilët sipas prokurorisë kanë bashkëpunuar me të arrestuarit në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Enver Jamaku ka zbërthyer përpara hetuesve të gjithë zinxhirin se si funksiononte ky grup, duke i dhënë mundësi policisë të zbardhte edhe tre ngjarje të tjera; atentati me eksploziv i mbetur ne tentative ndaj Artan Bylykut, ajo e vrasjes se mbetur ne tentativë të Paulin Paplekes dhe shpërthimi në banesën e Edmond Saracit.
Enver Jamaku, gjithashtu ka pohuar se ka bashkëpunuar me të gjithë të arrestuarit dhe se ka pasur dijeni për bazat ku armët modifikoheshin dhe shiteshin drejt grupeve të tjera kriminale për të kryer atentate apo vrasje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Arrestim
![](https://i.ytimg.com/vi/9o8crRQN_uo/maxresdefault.jpg)