Puplat - Poezi nga Skender Doçi
Music in this video: Ludovico Einaudi
Puplat
Si Qatipi s’ka shumë shqiptarë
Djalë më i zoti s’bëhej i gjallë
Kish shkëlqyer kur ish ushtarë
Krenar i madh në krejt mëhallë
Filloi punë në zyrë si shkrestarë
Me ballë lart kalonte në mëhallë
Tregonte Qatipi, se punoj sekretar
Kur më vonë hapi llafin si kryetar
Filloi takimet me bashkëfshatarë
Tek-tuk takohej edhe me qytetarë
Jo për viza, për punë a për një hall
Në lokalin ballë rrugës prisnin radhë
Kapardisej në tavolinë, xhek, xhoni e JB
Njëra pas tjetrës i vinin dopiot me porosi
Shiko kamarier, mbaju emrat dhe lekët ti
Boll për sot, këtu jam, nesër do t'vij t'i pijë
Qetësisht, iu merrte paret sipas hallit,
Thoshte sa t’kesh, se i ke me djersën e ballit
Grumbulloi aq shumë para, e listën plot punë
Një ditë të mirë tha me vete, tani hani munë..
E prisnin shkrestarin në kafe e në rrugë
I thonin nuk kreve punën, paratë mor burrë?!
Dhe një ditë e zunë për gryke mu në trotuarë
U gjend shumë ngushtë, s’kish nga t‘ia mbajë
Thërrisni policinë, po dhunohem, jam kryetar!
Belbëzonte shkrestari i shkretë nëpër dhëmbë
Përpëlitej i gjithi t’iu lëjë kollaren me vrap të ikë
Fatkeqësisht, kish marrë dhe të trashën atë ditë
Nga shtrëngimi sytë llullë, hej.. u mbytë .. bërtitën
E godisnin nga bythët, kurrizi, e kryesisht n’këmbë
Gjymtyrët, rrobat dhe flokët, si lecka duke i rënë
Nuk i besohej se mund të dilte i gjallë nga ky vend
E kapën kalimtarët dhe arritën ta nxirrnin në anë
Belbëzonte dhe shante duke shtrënguar dhëmbët
I shpëtoi pordha, iku me vrap duke iu marrë këmbët
Si pupla në ajër fluturuan paratë, kryetari dhe mendët
© Autor, Skender Doçi
Tiranë më, 24 Maj 2018
==========================
Puplat - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderDociPoezipoetpoezi shqipetareartpoetrylibradielliqiellishpirtitiranaprishtinashqiperiakosovaletersipikturaqeveriaberishaburrifemraliriaditashiufjalanenapranveravjeshtaatdheudetipaqjadashuridjaliqenikrediabetimiparlamentipikegjumnxenesshkollemesueszotipoezi kosovarefakultetideputetpolitikopozitbashkikishakatedraljaislamifejaeuropamerikmyslimanskender dociministripuplatironisarkazemsarcasticironykomedyqatipiproudboss