Pas orësh tensioni dhe përplasjes me Pekinin, presidenti Joe Biden dha detaje se përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të rrëzonin balonën spiunr kineze duke thënë se mjeti kishte filmuar dhe marrë informacione mbi një sërë bazash amerikane dhe vendesh strategjike gjatë javës e kaluar.
Biden u shpreh se pas provave që i ishin paraqitur nga inteligjenca amerikane, kishte urdhëruar Pentagonin të rrëzonte aeroplanin nga qielli sa më shpejt dhe në momentin më të sigurt për ta bërë këtë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, po ashtu ishte në të njëjtën linjë me kreun e Shtëpisë së Bardhë duke thënë se balona e rrëzuar nga SHBA-ja mbi Atlantik po përdorej nga qeveria kineze për të mbikëqyrur vendet strategjike në Shtetet e Bashkuara”.
“Departamenti i Mbrojtjes zhvilloi opsione për të rrëzuar balonën në mënyrë të sigurt mbi ujërat tona territoriale, duke monitoruar nga afër rrugën e saj dhe aktivitetet e mbledhjes së inteligjencës”, vazhdoi Austin, duke shtuar se liderët ushtarakë u koordinuan me qeverinë kanadeze në mision.
Tre aeroporte u mbyllen dhe po ashtu edhe hapësira ajrore në brigjet e Koralinës së Jugut pasi avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin e dyshimte fluturues.
Aeroplanët e Forcave Ajrore të SHBA dhe rojeve bregdetare u nisën drejt balonës nga Ëilmington, Karolina e Veriut dhe Myrtle Beach ndërsa ende nuk ka detaje se cfare kane rikuperuar deri tani.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kina#Spiunimi
![](https://i.ytimg.com/vi/9wYt0BnQyh4/maxresdefault.jpg)