#EglantinaBuci #FaikBuci #ShkelzenBuci
aik e Shkëlzen Buci u dënuan me 50 vite heqje lirie në total për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci. Të dy të pranishëm në seancë, babë e bir e pritën vendimi e dënimit me nga 25 vite burg të qetë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.
Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeç u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.
Prokuroria doli në konkluzionin se shkak për vrasjen ishte bërë mospranimi nga e reja të për t’u fejuar me djalin e zgjedhur nga i ati dhe largimi nga banesa.
Dy të pandehurit kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe pritet që t’i drejtohen Gjykatës së Apelit me ankim për vendimin e fajësisë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/9wgpbeO8GaI/mqdefault.jpg)