Kosova ka reaguar e ndarë pas lirimit të tre policëve të marrë peng nga forcat serbe më 14 qershor, me qeverinë që kërkon që Beogradi të ndalojë përndjekjen e tyre dhe Presidenten Vjosa Osmani dhe opozitën qe falenderojnë SHBA për ndërhyrjen.
Osmani ka reaguar entuziaste pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke thënë se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale.
Por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pëmendi ndërhyrjen e ndërkombëtareve dge tha se "ky rrëmbim është një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar".
"Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës", tha ai, duke u shprehur i gëzuar për kthimin e policëve te familjet e tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë nga ana tjetër edhe pse ata janë liruar “përndjekja nga Serbia do të vazhdojë në liri”.
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i tyre dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit”.
Sipas saj, lirimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.
Por pas vendimit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë.
Sipas tij, ishin ata që u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Edhe Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar duke shprehur falënderime dhe mirënjohje për SHBA, BE dhe Shqipërinë për ndërhyrjen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#Deklarata
![](https://i.ytimg.com/vi/9zZ096qPpDY/maxresdefault.jpg)