Pavarësisht se në cilin grupim janë rreshtuar, deputetët e opozitës bien dakord njëzëri se humbja në zgjedhjet e 14 Majit dikton reflektim dhe bashkim në radhët e demokratëve, si e vetmja mënyrë për t’u kthyer në alternativë qeverisëse.
“Opozita duhet të bëjë një organizim të ri për të tejkaluar edhe vetveten”, tha Ervin Salianji.
“Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim”, tha Jorida Tabaku.
“Çfarë kemi defekte duhet t’i rregullojmë të gjitha. Nëse vazhdohet me këtë frymë dhe gishti i drejtohet viktimës, aty kemi mbaruar të gjithë”, tha Edi Paloka.
“Nëse lexojmë mirë ringrihemi, në rast se i shmangemi, mundësitë për t’u ringritur janë të pakta”, tha Kreshnik Çollaku.
Por ajo që i ndan është se cili do duhet ta drejtojë Partinë Demokratike pas disfatës në zgjedhje. Përfundimi i misionit të Alibeajt dhe dorëheqja e tij si kryetar i komanduar ka ndezur orekset e deputeteve që mbështesin Lulzim Bashën, i cili pritet të rikthehet në jetën aktive të Partisë Demokratike pas mbledhjes së forumeve drejtuese për riorganizimin e brendshëm dhe zgjedhjen e lidershipit të ri.
“Na duhet lidership i ri. Nuk ka zgjidhje tjetër. Berisha të bëjë hap mbrapa është një vagon i rëndësishëm, por të orientojë një marrëdhënie tjetër me faktorin ndërkombëtar”, tha Ferdinand Xhaferaj.
“S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternative”, tha Jorida Tabaku.
“Marrëdhëniet me SHBA të jenë të pacenuara”, tha Çollaku.
Mbështetësit e Berishës thonë se kërkesa për largimin e tij është përpjekja e radhës së Edi Ramës për ta fragmentarizuar edhe më shumë Partinë Demokratike.
“Berisha nuk ka pse të bëjë hap pas se këtë kërkon Rama. Të gjithë ata që bëjnë luftën që të iki Berisha duan që të lënë PD të shkalafitet. Kjo është loja që bën Rama”, tha Edi Paloka.
“Shoh një skemë që fraksioni i vulës ka një përpjekje për t’u fragmentarizuar akoma më shumë. Brenda ditës do ta kuptoni që ka përpjekje që të bëhen kryetar që të marrin rrogën në parti dhe në parlament”, tha Salianji.
Teksa përplasjet në distancë dhe tentativat për bashkim e negociata mes radhëve të demokratëve vijojnë, Sali Berisha e ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqjen, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të manipuluar e vjedhur nga makineria shtetërore e Edi Ramës.
Tv Klan
#deputete #saliberisha #zgjedhje
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/ACcMd_DFQjM/maxresdefault.jpg)