#oranews #teatri #erionveliaj #adrianakalaj
Aleanca për Teatrin Kombëtar, është paraqitur sërish në SPAK këtë të premte, 9 dhjetor 2022, duke kërkuar pezullimin e ndërtimit të godinës së re.
Në deklaratën për mediat Adriana Kalaja solli në vëmendje se tashmë për këtë çështje, Prokuroria ka hapur edhe një tjetër dosje, atë të prokurimit prej mbi 15 milionë eurosh.
Adriana Kalaja: “SPAK-u, ka sekuestruar dosjen e tenderit që lidhet me projektin e Teatrit të Ri.”
Por po ashtu Kalaja ngre një tjetër akuzë, duke lidhur kompaninë fituese “Agi Cons” me kryebashkiakun Verliaj, për të cilin shprehet se ka marrë një vile. Adriana Kalaja: “Bie në sy që ka fituar bashkimi i operatorëve, i cili ka patur ofertën më të lartë. Kjo është një gjë e përsëritur nga ana e Bashkisë Tiranë. Nga ana tjetër ne kemi informacion, ja kemi çuar SPAK-ut, se Erjon Veliaj ka marrë një vilë në Qerret, te ‘Agi Cons’." Avokatja dhe përfaqësuesja e shoqërisë civile shkon edhe më tej, kur vë në dyshim edhe lejen e projektit të kompleksit.
Adriana Kalaja: “Vilë e cila është ndërtuar në një resort pa leje. Në këto kushte, ne i bëjmë thirrje pushtetarëve të cilët po bëjnë show në ndërtimet pa leje. Të shkojnë në Qerret të shikojnë vilën, se si e ka përfituar Erjon Veliaj”
Çështja e Teatrit Kombëtar vazhdon të krijojë përplasje politike, në një anë opozita deklaron se nuk do të lejojë ndryshimin e projektit nga ai i shembur, e në tjetrën, mazhoranca angazhohet se shpejt do të nisin punimet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!