Një ndër bandat më të rrezikshme të trafikut të drogës, e drejtuar nga shqiptarë dhe italianë, këta të fundit të lidhur me “’Ndrangheta’ është shkatërruar në një operacion të përbashkët mes policisë spanjolle dhe asaj italiane.
Mediat e huaja raportojnë se në këtë aksion të zhvilluar në Malaga, Barcelona dhe Tenerife u angazhuan mbi 400 agjentë, përfshirë dronë e metoda special dhe në fund u arrestuan 32 persona, shqiptarë, italianë dhe hungarezë, ndërsa u sekuestruan 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi me 600 bimë marihuan dhe substancash të tjera narkotike.
Gjithashtu janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para të thata dhe 23 automjete luksoze.
Operacioni i policisë ka shkuar dhe më tej dhe anëtarëve të grupit iu bllokuan dhe 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona luksoze të përdorura për pastrim parash, bizhuteri, dokumente që lidhen me llogari bankare jashtë vendit, dokumente false identiteti, bllokues frekuencash, një mori celularësh, memorie USB, tableta dhe pajisje të tjera elektronike.
Droga e sekuestruar vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion Italinë dhe Spanjën,
Gjatë hetimeve është evidentuar mbajtja e armëve të zjarrit nga të ndaluarit në Ibiza. Disa nga anëtarët e saj me banim në Spanjë kanë qenë të lidhur me rastet e zhvatjes në Itali, përveç kryerjes së aktiviteteve të pastrimit të parave në Spanjë.
Kjo organizatë, në këtë hetim, akuzohet për sekuestrimin e 1500 kilogramëve kokainë në provincën e Malagës, më 20 prill 2020.
Sa i përket organizatës shqiptare, e karakterizuar nga të njëjtat metoda të dhunshme si ajo italiane, dyshohet se vepronte kryesisht në ishullin Ibiza.
Të dyja organizatat investuan fitimet e tyre përkatëse në prona të paluajtshme në destinacionet kryesore turistike në Evropë, ndër të cilat spikat ishulli Ibiza.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Droge#Itali#TopChannel
Ещё видео!