Nuk rezulton e provuar as me dëshmi dhe as me akteksperitzë që Arbër Paplekaj të ketë vrarë në rrethana cilësuese duke I marrë jetën Pjerin Xhuvanit dhe plagosur shtetasin Eltjon Bodinaku, Xhensila Sota (punonjëse policie) dhe shtetasin Emiljan Prenga. Por që ai vrau Pjerin Xhuvanin në kushtet e tronditjes së fortë piskike. Për këtë arsye gjykata e apelit ndryhsoi akuzën ndaj ish oficerit të forcave speciale, duke shfuqizuar 22 vite burgim që kishte shpallur gjykata e shkallës së parë e duke dhënë 7 vite buyrgim. Nga ana tjetër Apeli shpalli të pafajshëm gjashtë oficerë të dyshuar se kishin shpërdoruar detyrën gjatë administrimit të ngjarjes ndodhur më 21 prill 2021, pak ditë para zgjehdjeve parlamentare në vend. Incidenti I njoftuar nga Arjan Hoxha përgjegjës I sigurisë së shtabit elektoral të PF precipitoi në të shtëna, por që gjatë hetimit dhe gjykimit nuk u gjet se kush I shtiu tre plumba.
Arbër Paplekaj në një senacë të mërparëshme këmbënguli se kishte qëlluar në kushtet e tronditjes mbasi pa të dëmtuar shokun e tij Pavlo Vuksani. E megjithatë gjykata nuk e ka zbardhur vendimin, por lexoi vetëm dispozitivin. Mësohet se I ka qëndruar versionit të ekspertëve të cilët kryenin ekspertimin hetimor.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Paplekaj#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/AH8upyPFNZ4/maxresdefault.jpg)