Presidenti serb, Aleksandar Vuçic zbuloi propozimin e ri të Francës dhe Gjermanisë, i cili parashikon që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në Bashkimin Europian.
“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën t`i bashkohet të gjitha institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-së. Nëse e pranon këtë, asaj i garantohet anëtarësim i shpejtë në BE, e ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”, ka thënë Vucic, i cili duket e bëri publik propozimin me qëllimin e qartë që ta kundërshtonte atë.
Një ide e tillë është e papranueshme për Serbinë. Për shkak të Kushtetutës sonë dhe jo vetëm, ne nuk mund të biem dakord që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, deklaroi ai. Vucic madje shkoi deri aty sat ë pohonte se gabimi më i madh i Serbisë është që pranoi të ishte BE-ja ajo që do të menaxhonte procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës.
“Që prej atëherë, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, ne nuk kemi qenë në gjendje të fusim në axhendë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, u shpreh ai. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pohoi së fundi se e mbështet Asociacionin vetëm nëse ai nuk ka kompetenca ekzekutive.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AleksandarVuçic#OKB#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/AHvAn6Xvfng/maxresdefault.jpg)