Lajme Arkiva - TV Klan 2000
40% e mësuesve në arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm, në të gjitha shkollat tona janë pa arsim të lartë. Këta mësues janë kryesisht në zonat më të thella të vendit. Një pjesë e tyre ka në xhep vetëm diplomën e shkollës së mesme Pedagogjike. Për këtë arsye Ministria e Arsimit, për herë të parë, ka vendosur që këta mësues të pajisen me diploma të shkollave të larta.
Kështu të gjithë ata që kanë dëshirë të vazhdojnë shkollën e lartë, do t’i drejtohen konkurseve të korrespondencës, por me një ndryshim, mësuesit do të konkurrojnë midis tyre. Në bazë të kritereve që ka vendosur ministria, testi i konkursit do të jetë tepër specifik, krejtësisht i ndryshëm nga ai i konkurrentëve të tjerë. Më tepër ky test do të përqendrohet tek lëndët pedagogjike dhe mësuesi./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/ANZl9VKJbso/mqdefault.jpg)