Të gjithë ata që lëshojën apartamente apo vila me qira do duhet të regjistrohen pranë qendrës kombëtare të biznesit dhe të pajisen me certifikatën e kategorizimit nga ministria e turizmit. Të ardhurat e tyre nga aktiviteti do tatohen me 15% tatim fitim.
Qeveria ka nxjerrë për konsultim projektligjin e ri, që rregullon tregun e dhënies së shtëpive me qira. Tashmë struktura akomoduese do të quhen edhe 5 kategori të reja, ku përfshihen apartamentet, bllok apartamentesh, vilat, Hotel Trashëgimi Kulturore, Hotel i shpërndarë dhe Dhomë Standard. Të dhënat tregojnë se janë rreth 14 mijë shtëpi të listuara në platformën AirBNB deri në majin e këtij viti që momentalisht nuk paguajnë asnjë taksë.
Sipas draftit të ri, çdo strukturë akomoduese gjatë ushtrimit të veprimtarisë ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.
Ndërkohë, strukturat akomoduese do duhet tashmë të krijojnë edhe një ambient të veçuar për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve sipas rregullave nga pushteti vendor.
Subjektet të cilat nuk zbatojnë ligjin do të dënohen me 20 deri në 50 mijë lekë për ata që kanë nga 1 – 5 dhoma. Deri në 15 dhoma ato do të gjobiten me 100 mijë lekë, mbi 16 dhoma me 200 mijë lekë e deri në 400 mijë lekë për më shumë.
Ligji vendos rregulla të reja për agroturizmet gjithashtu. Ato duhet të pajisen me certifikatë kategorizuese nga ministria e turizmit për ndërtimin dhe ushtrimin e veprimtarisë. Gjithashtu operatorët turistikë dhe udhërrëfyesit duhet të pajisen me licenca, përndryshe gjobat variojnë nga 100 – 300 mijë lekë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Apartamentet#TopChannelNews
Ещё видео!