Nafta dhe benzina nga kjo e martë kushtojnë më shumë. Bordi i Transparencës ka rritur me 12 Lekë për litër çmimin e naftës dhe 4 Lekë për litër benzinën, rritja më e madhe kjo e bërë ndonjëherë me një vendim të vetëm.
Sapo ora ka shënuar 18:00, tabelat e karburanteve kanë ndryshuar, duke regjistruar çmimin e ri, 239 Lekë për një litër naftë dhe 205 Lekë një litër benzinë.
Më herët një litër naftë blihej me 227 Lekë për litër ndërsa një litër benzinë ishte 201 Lekë. I pa ndryshueshëm ka mbetur çmimi i gazit të lëngshëm. Ai do të tregtohet sërish me 78 Lekë për litër.
Këto çmime të tregtimit të karburanteve në vend do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen tjetër të bordit. Sa i takon çmimeve në bursat ndërkombëtare, sot një fuçi naftë është tregtuar me 93,5 dollarë në bursën e Teksasit dhe 99,4 dollarë në atë të Londrës.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/AdGjvaPaNAs/mqdefault.jpg)