#rrezedielli #reportTV
Ëmbëlsirë me qershi
Baza, shtresa e parë:
200 gr biskota
100 gr gjalpë
Shtresa e kremit:
500 ml qumësht
5 lgj sheqer
1 pako puding
Shtresa e sipërme:
Reçel qershije
4 lgj sheqer
2 lgj niseshte
3 gjethe hidershah
2 gozhdë karafil
Fillimisht përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Kalojmë biskotat në blender dhe i trazojmë me gjalpin e tretur. E vendosim brumin e biskotave në një tavë ëmbëlsirash duke e niveluar mirë. Përgatisim kremin duke vendosur në një tenxhere qumështin, sheqerin dhe pudingun. E trazojmë derisa kremi të lidhet, e lemë të ftohet pak dhe e vendosim mbi bazën e biskotave. Në një enë tjetër përgatisim reçelin e qershisë duke vendosur qershiat e lara, niseshten, hidërshan dhe ujë. E lëmë derisa reçeli të marrë valë dhe të fillojë të mpikset paksa. Pasi të jetë ftohur e shtojmë mbi kremin. Këtë ëmbëlsirë mund ta servirim dhe në tasa ose gota individuale.
Ещё видео!