Ukraina dhe Rusia nënshkruan të premten në Stamboll një marrëveshje për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, pas muajsh negociatash të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesëmujor midis Rusisë dhe Ukrainës duke e zhytyr botën në krizë urie.
Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën për bllokim të furnizimeve ushqimore, ndërsa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur në tregun global.
Rreth 20 milionë tonë drithë mbahen në Ukrainë, ndërkohë që ka filluar korrja e verës.
Marrëveshja do të përqendrohet tre porte ukrainase, duke përfshirë Odesën. Po ashtu është krijuar një Qendër e Përbashkët Koordinuese në Stamboll dhe korridore të sigurta të dakorduara për transportin tregtar.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se me këtë marrëveshje do të lehtësohet kriza globale e ushqimit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukrainë#Rusi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/AgEdluRdn7w/maxresdefault.jpg)