Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka biseduar mbrëmjen e të enjtes në Granada të spanjës, ku janë mbledhur liderët evropianë dhe ata të vendeve të tjera të evropës, me presidentin francez Emmanuel Macron.
Përmes një postimi në Instagram, presidenti serb e ka falënderuar presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit.
“Në fund të një dite të gjatë, një bisedë e hapur dhe thelbësore me Presidentin Macron për të gjitha çështjet e rëndësishme. E falënderova presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit, si dhe për angazhimin e tij personal në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Para fillimit të samitit, ishte folur për mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë por kjo nuk ndodhi pasi presidentja Vjosa Osmani e hodhi poshtë menjëherë sugjerimin duke thënë se nuk do të takohej me asnjë drejtues të shtetit serb për sa kohë që serbia nuk sanksionohet nga perëndimi për rolin destruktiv në kosovë. U fol një ditë më parë, se presidenti francez, Emmanuel Macron apo edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, mund të ndërhynin personalisht për të ulur dy liderët në një tryezë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Macron
![](https://i.ytimg.com/vi/AsW-b4wIxQE/maxresdefault.jpg)