Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Si reagojnë të intervistuarit, kur ndërpriten për probleme teknike
Gazetari i “Stop” doli në rrguë për të intervistuar qytetarët dhe në mes të përgjigjeve të tyre, bënte sikur kishte probleme teknike me pajisjet e xhirimit.Mënyrat sesi reagojnë banorët e Tiranës, kur u thuhet të nxitojnë, se po mbaron karta e regjistrimit, apo nuk i vjen zëri mikrofonit, janë për të mos u humbur.
Merr kredi e s’e shlyen dot, përmbaruesi bllokon pronën e së ëmës
Rina Qyra, ( Hajrie) është debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi që ka marrë. Kjo cështje ka kaluar te Micro Credit Albania, që merret pikërisht me “kreditë e këqija”, duke kërkuar sekuestro prone etj.Përmbaruesi Fatos Alimadhi bën fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila ka pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendon, se mund të bllokojë pjesën takuese të vajzës debitore.Kapllan Hyka, vëllai i debitores thotë, se sekuestro në pronën e së ëmës është vendosur pa dijeninë e nënës dhe familjes. Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gje peng për kredinë.Në mënyrë absurde përmbaruesi Alimadhi thotë, se bëhet fjalë për një pronë bujqësore, ku pala debitore është edhe bashkëpronare. Sipas tij, mund të bëhet vecimi i pjesëve takuese të debitores, edhe pse e ëma, pronare e vetme, është gjallë.
Me prind invalid e në shkollë, i riu nuk merr paratë e burses që i takojnë
Gëzim Ndou nga Puka tregon, se djali i tij ka ndjekur për 4 vjet shkollën profesionale “Karl Gega” në Tiranë. Ai është akomoduar në konvikt, ku ka paguar dhe shuma duhet t’i kthehej. Por kjo nuk ka ndodhur për dy vjet nga 4 vjet shkollë. Kthimi i shumës duhet të bëhej, pasi i riu, njërin prind e ka invalid.Gëzimi tregon, se është interesuar në bashkinë e Tiranës, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Gazetarja e “Stop” u interesua në Drejtorinë e Konvikteve për shkollat e mesme, ku na u premtua verifikimi i rastit. Ne mësuam, se paratë janë në postën shqiptare dhe i riu mund të tërheqë shumën prej 63 mijë lekësh të reja.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Stop - 17 Nëntor 2022 (Emisioni i plotë)
Теги
albaniadenoncoemision satirikemisioni stopgentian zenelajklan youtubepadrejtesisaimir kodrashqiperitelevizioni klantv klanEmisioni Stop 17 nëntor 2022Gëzim Ndounxënësi i shkollës Karl Geganxënësi i shkollës Karl Gega nuk merr paratë e bursësme prind invalid nuk merr paratë e konviktitstudenti nga Puka nuk merr paratë e bursësStop zgjidh bursën e studentit.clirimi i Tiranësreagimet e të intervistuarve kur ndërpriten për probleme teknike.