Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në arrest me burg pesë të akuzuarit për laboratorin e kokainës i cili u zbulua më 24 Nëntor në Frakull të Fierit. Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redin Meshi, Klajdi Vrioni, dhe Julian Malaj, do të vijojmë të qëndrojnë në qeli pas vendimit të shkallës së dytë të gjyqësorit.
Ata kishin kërkuar masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se nuk kanë qenë në dijeni për kokainën. Referuar kërkesës së tyre për ndryshim mase, ata pretendojnë se nuk kanë pasur informacion se plehu ishte përzier me kokainë, kjo referuar edhe letrave të zhdoganimit.
Mirëpo, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike, të cilat bindën Gjykatën të miratoj shkallën e parë dhe të hedhë poshtë ankimimin e 5 të akuzuarve. Rreth 430 kg u kap gjatë një operacioni të SPAK, ku lënda narkotike ishte tretur në thasë me pleh kimik, ngarkesë që në total shkonte 24 ton. Kokaina do të ndahej nga plehu kimik në një laborator në Fier. Në pranga ranë ish-kryetari i Komunës Frakull Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me pleh dhe kokainë. Po ashtu, të arrestuar janë dhe djali i tij Denilson Çervanaku dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/AvwAxUuUhfU/maxresdefault.jpg)