Është zhvilluar me debate mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në selinë blu duke nisur nga ora 19:00, shkak është bërë reforma zgjedhore, ajo territoriale si dhe shtyrja e afatit për anëtarët e vetingut.
I nxitur nga një postim në rrjetet sociale nga deputeti Oerd Bylykbashi, Basha ka pyetur këtë të fundit nëse ka marrë ofertë për çështjen e vetingut. Kjo si duket ka irrituar Bylykbashin i cili nuk ka kursyer kritikat ndaj Bashës.
“Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Duhet të ishte këtu kryetari i grupit i ngarkuar për vetingun, i cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Unë kam thënë Rama ofron Pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Bateritë e partisë u turrën ndaj meje, është një reagim i ulët nga Partia Demokratike ndaj meje”.
I pyetur sërish nga kryedemokrati nëse di që dikush në parti ka marrë një propozim, Blykbashi është shprehur se do të ishte thikë pas shpine për demokratët nëse do të ndodhte diçka e tillë.
Më pas debati është zhvendosur mes Bashës dhe deputetit Flamur Noka.
Kryedemokrati ka kërkuar që Komisionet dhe grupi të funksionojë sipas modelit të CDU-së, por kjo ka sjellë reagimin e Nokës, i cili është shprehur se nëse ndiqet modeli i CDU, duhet nisur nga vetë Basha, i cili sipas tij duhet të japë dorëheqje për të lejuar ringritjen e PD.
Më pas debati është zhvendosur tek foltorja e ish-kryeministrit Berisha, ku Noka e ka akuzuar Bashën për presion ndaj anëtarësisë.
NOKA “Sa i takon presionit që iu është bërë anëtarëve të PD për të mos firmosur peticionin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar”.
Lulzim Basha: “Po dëgjoj akuza nga llumi i qeverisjes së PD”.
Noka: “PD nuk ka pasur llum në qeveri. Ka qenë qeverisja më e suksesshme e demokracisë. Ti ke qenë më shumë se kushdo në qeveri dhe po i thua vetes”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PD#Debate#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/AwgVBAEAH3c/maxresdefault.jpg)