Gjykata e themelore e Prishtinës caktoi masën e sigurisë arrest me burg prej një muaji për të dyshuarit si pjesë e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në afërsi të Zveçanit.
Prokuroria thotë se gjashtë të arrestuarit nga aksioni anti-terror në territorin dhe përreth manastirit të Banjskës janë që të gjithë me shtetësi serbe. Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi deklaroi për Radion Evropa e Lirë se asnjëri prej të ndaluarve nuk ka shtetësi të Kosovës, apo ndonjë shtetësi tjetër.
Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla. Sipas tij, të gjithë të ndaluarit janë duke u marrë në pyetje, pa dhënë më shumë detaje.
Megjithatë, duke cituar burime nga prokuroria, mediat në Kosovë shkruajnë se të paktën tre prej serbëve të ndaluar kanë folur, ndërsa tre të tjerë kanë heshtur gjatë seancave të marrjes në pyetje. Dëshmitë e atyre që folën nuk kanë zbardhur ende detaje të qenësishme mbi ecurinë e hetimeve, por që të tre ata kanë pranuar që kanë qenë pjesë e grupit.
Njëri prej të ndaluarve, që është kapur së bashku me një person tjetër në makinë me një radiomarrëse ka deklaruar se nuk ishte në dijeni që miku i tij në automjet kishte me vete këtë pajisje. Ndërkohë, dy të tjerët raportohet se kanë deklaruar se nuk kanë bërë rezistencë, por janë vetëdorëzuar te policia e Kosovës, duke kundërshtuar procesverbalet e policisë që thotë se i ka arrestuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Deshmite#Terroristet
![](https://i.ytimg.com/vi/AyHn8QzEfjM/maxresdefault.jpg)