Një automjet me targa shqiptare është përfshirë në një aksident rreth orës 15:00 në shtetin grek së bashku me një automjet tjetër. Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë e makinës me targa shqiptare e cila drejtohej nga një trafikant që transportonte klandestinë.
Në tentativë për t'i shpëtuar arrestimit, pasi po ndiqej nga policia, trafikanti është përplasur me një mjet kalimtar në të cilin ndodhej drejtuesi dhe një fëmijë i mitur, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, megjithëse automjeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pasi automjeti është ndalur për shkak të përplasjes, trafikantët, rreth 7 persona, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë. Për arrestimin e tyre policia është mobilizuar dhe po kontrollon edhe oborre, ku mund të kenë kërkuar për t’u strehuar.
Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti i trafikantit ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar, pasi ka qenë me shpejtësi shumë të madhe në qendër të qytetit dhe gjatë rrugës është përplasur disa herë me mjetet që kalonin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Athine#Klandestinë
![](https://i.ytimg.com/vi/AysjmpDfwdQ/maxresdefault.jpg)