#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Marinimi i pulës
6 kofsha ose shpatulla pule
1 filxhan kafe vaj ulliri
1 lugë çaji piper të kuq (të ëmbël)
1 lugë kafe rigon
½ lugë çaji hudhur pluhur
1 lugë çaji kripë + piper të zi
Pak uthull balsamike
2 lugë gjellë susam
Perimet
2 kunguj të njomë
2 patëllxhanë
2 karrota
2 speca të kuq
2 patate mesatare
6-8 domate qershi
1 qepë mesatare
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi
Trumzë ose rigon
1 gotë ujë
1 lugë gjellë salcë domatesh
Fillimisht pastrojmë mishin e pulës e thajmë atë dhe bëjmë nga 2 prerje për secilën copë nga pjesa e lëkurës. Vendosim mishin në një tas dhe shtojmë në të 1 lugë kafe rigon, 1 lugë çaji piper të kuq, ½ lugë kafe vaj ulliri, 1 lugë gjelle aceto balsamike dhe në fund 2 lugë gjellë susam. I përziejmë mirë me duar me qëllim që mishi të lyhet mirë në marinim. E mbulojmë tasin me celofan dhe e vendosim në frigorifer për 30 min.
Presim perimet në copë mesatare se një kafshatë dhe i vendosim ato në tepsi mesatare 30 x 27 cm.
I spërkasim me pak kripë dhe piper të zi e më pas me vaj ulliri e më pas i përziejmë mirë me dorë. Në një tas vendosim hedhim 1 gotë ujë jo të mbushur plotë. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë, i përziejmë mirë dhe spërkasim perimet.
Vendosim mbi tepsi një zgarë e mbi të vendosim copët e mishit të marinuar. Futim tepsinë në furrë në temperaturën 190 – 200 gradë për 50 min. Mishi duhet të jetë i pjekur e perimet do të mbeten të buta me pak lëng.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://i.ytimg.com/vi/BQ5LFYwGU7M/maxresdefault.jpg)