Forcat ushtarake ruse kanë nisur mobilizim të trupave në Yakuta, rajonin më të ftohtë në botë ndërkohë që si Kievi ashtu edhe Moska po përgatiten për dimrin më të ftohtë në 50 vite.
Yakuta njihet si vendi me temperaturat më të ulëta në Rusi. Media bjelloruse publikuan të hënën pamje të ushtarëve rusë nga kjo zonë që po qëndronin në një tendë, duke u përgatitur për të shërbyer në fronte ndaj ushtrisë ukrainase.
Në pamje shihet se tenda është shumë e hollë, ndërsa erëra e forta nga jashtë po “i ngrinë” ushtarët.
Aktualisht, temperatura në Yakuta është minus 29 gradë celsius. Temperatura më e ulët e regjistruar deri më tani në këtë vend është minus 60 gradë celsius.
Ky do të jetë një nga dimrat më të këqij në Ukrainë dhe Rusi në 50 vitet e fundit, Në këto kushte rusët, në përpjekje për të arritur negociatat, po shkatërrojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës me goditje masive, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.
Presidenti ukrianës deklaroi së fundmi se nëse vendi mbijetojmë këtë dimër, do ta fitonte luftën. Gjithashtu, ushtria ukrainase tha se ushtarëve të saj u janë dhënë çanta gjumi që të mbrojnë deri në -30 gradë Celsius
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dimri#Ukraine
Ещё видео!